Fqinja e autores së dyshuar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ka treguar më shumë rreth familjes që u përfshi në këtë ngjarje makabre.

Ajo ka treguar se gruaja ishte e sëmurë dhe se nuk kishte qenë në dijeni të shtatëzanisë së saj. E moshuara u shpreh se bashkëshorti i gruas shkon dhe vjen nga Greqia dhe se dje ndodhej në shtëpi. Ajo tha se nuk kishte dijeni mbi ngjarjen, por që e vërteta do të dalë.

Ngjarja u denoncua sot në polici nga shtetasi me incialet K. A, i cili dëshmoi se kishte gjetur në shtëpinë e tij një foshnjë pa jetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.