Detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Sipas mjekut, që e pa trupin në morgun e Sarandës, 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor.

Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë që është 29-vjeçari Sokrat Vata banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e tyre të jetë bërë një femër.

Autori i dyshuar i krimit ishte i punësuar si roje plazhi në një prej subjekteve, që operojnë në Ksamil.