Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Me propozim të kryetaris së Kuvendit, deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Kalaja, i cili humbi jetën më 6 tetor si pasojë e një atentati të kryer nga Elvis Shkambi, menjëherë pas shpalljes së një vendimi për një çështje pronësie.

Deputetë nga të gjitha grupet parlamentare kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar rritje të masave të sigurisë në ambientet gjyqësore.