Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Capranica, Itali, ku 22-vjeçarja Ilaria Sula u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Pas krimit, ai mori telefonin e saj dhe për disa ditë u shtir si Ilaria, duke i dërguar mesazhe mikes së saj të ngushtë, Maria Sofia, për të krijuar iluzionin se vajza ishte gjallë dhe ndodhej në një lidhje të re. Madje publikoi edhe foto mashtruese dhe biseda të sajuara për të devijuar dyshimet.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar gjurmët, sjellja e çuditshme e “Ilarias” ngjalli dyshime te mikja e saj, e cila njoftoi familjen dhe më pas policinë. Trupi i Ilarias u gjet më vonë i fshehur në një valixhe dhe i hedhur nga një shkëmb, ndërsa Samson më në fund pranoi krimin natën mes 1 dhe 2 prillit. Ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza të rënda për vrasje me paramendim dhe mashtrim.

BISEDA:

Data: 26 mars
Mesazhi nga Ilaria (në fakt nga Mark Samson): “Nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk. Por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë. Unë isha keq.”

Më pas, në bisedë mes tyre:

Ilaria (Mark Samson):“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot.”

Ilaria (Mark Samson): “Unë po fle këtu.”

(Në orën 19:42, Samson poston një foto të një djali muskuloz të shtrirë)

Maria Sofia: O Zot, atëherë? E bëtë?”

Ilaria (Mark Samson):“Po, kam bërë një marrëzi.”

Maria Sofia:

“Ku ndodhesh tani?”

Ilaria (Mark Samson):

“Nuk kam dëshirë ta them, Sofi. Dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam.”

Maria Sofia:

“Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh.”

Ilaria (Mark Samson):

“Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”

Të nesërmen, Maria Sofia i dërgon mesazhe pa marrë përgjigje. Pastaj:

Maria Sofia:

“Ilaria, më thirri nëna jote, po thërret policinë.”

Në orën 12:00, përgjigjet sërish Samson në emër të Ilarias:

“Të lutem, harrova se duhej të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë.”

Maria Sofia:

“Nuk të besoj. Duhet të dëgjoj nga ty, duhet të të shoh. Tani.”

Ilaria (Mark Samson):

“Nuk më punon mikrofoni, telefoni më ra në ujë.”

Maria Sofia (shqetësuar):

“Mami i Ilarias është nisur tashmë për në Romë. Lamtumirë, kushdo që të jesh.”

Data: 31 mars – Postim në Facebook nga profili i Ilarias (nga Samson):

“Faleminderit të gjithëve, jam mirë.”//LaRepublicca