Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës. Bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.
Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe u ndalua në orët e pasdites në një autostradë, duke shkuar drejt Romës. Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të sigurisë publike dhe private në zonë dhe targave të të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.
Si ndodhi ngjarja?
25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.
Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte përfshirë i riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe dhe autori dhe viktima mund të kenë njohje me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.
25-vjeçari u godit disa herë dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje. Hetuesit tani po hetojnë nëse incidenti brenda klubit mund të lidhet me vrasjen. Muharremi jetonte në Fucecchio (Firence) dhe punonte në një lavazh makinash lokal.
