Policia ka zbuluar se viktima Kristian Marku ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Bëhet me dije se ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (Vjehrrin) por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë targat e automjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie.  Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.