
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur ditën e premte në kryeqytet. 2 ditë përpara vrasjes së Kudret Saliajt, ka pasur konflikte mes tij dhe ish-vjehrrit.
Mësohet se konflikti ka nisur pasi Kudret Saliaj kishte nxjerrë përjashtë rrobat e ish nuses së tij. Ndërsa Mexhit Picari kishte konstatuar se mungonin disa rroba dhe florinjtë që e bija kishte pasur.
Masa për vrasjen tronditëse që ndodhi në mes të një lokali në Tiranë do të jepet ditën e nesërme në orën 09:15.
Kujtojmë se ditë e premte Mixhit Pixari ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj në një lokal pranë gykatë së Tiranës, ku mbeti i plagosur dhe prokurori Adriatik Cama.