Ka nisur në Gjykatën e Apelit në Tiranë seanca gjyqësore ndaj 14-vjeçarit Mario P., i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin, që të dy nxënës ne shkollën Fan Noli ne Tiranë.
Siç raporton Anila Hoxha seanca po rehatohet nga gjyqtarja Elona Mihali në një shqyrtim që është me dyer të mbyllura. 14-vjeçari është sjellë nga policia prej institutit të Kavajës, ku po qëndron prej disa javësh pasi doli nga spitali, raporton Hoxha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin nëntor, ku nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i Canit, Luis Meçja, i cili është larguar jashtë vendit për tu kuruar.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, apo se sa persona janë të përfshirë.




