Nëna e 18-vjeçares M.P që akuzohet se është bërë shkak i sherrit dhe vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço në një fshat të Maliqit, ka treguar se e bija e saj adoleshente është në një gjendje presioni nga policia. Këtë e ka konfirmuar drejtuesja e emisionit në televizionin Neës24, ku mamaja e vajzës është “rrëfyer”.

“Është në një presion të madh psikologjik 18-vjeçarja tregon nëna për shkak të presionit që policia po ushtron në ambientet e komisariatit”, tha drejtuesja e emisionit  e cila tregoi më pas se redaksia e emisionit ka një video që e ka filmuar Martin Çeço.