Pesë persona janë shoqëruar nga Policia pas vrasjes së Nikolin Lekstakajt, i cili u ekzekutua pasditen e së mërkurës në Balldre.

Të shoqëruarit janë kryesisht nga fisi i Nikulajve, e deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar sapo doli nga një market.

Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin la në vendngjarje.

Hetuesit besojnë se ngjarja mund të jetë hakmarrje pas vrasjes së Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj.