Është vetëdorëzuar në polici një 30-vjeçar në Kallamatë, për vrasjen e dyfishtë në në Finikounda në fillim të tetorit, ku u ekzekutuan pronari grek i kampingut dhe miku i tij shqiptar.
“Protothema.gr” shkruan se, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai akuzohet për bashkëpunim në krim.
Ndërkohë pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit.
Autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje.
Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për krimin.
Nipi i viktimës në deklaratat e tij përsëriti se ishte vetëm një dëshmitar, duke mohuar çdo përfshirje.
Ai pretendoi se donte që çështja të sqarohej dhe se kishte bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi, duke përmendur rastësi në atë që i atribuohej.
Nga ana e tij, biznesmeni nga Athina, mik i ngushtë i nipit dhe bashkë-menaxher i kampingut, po ashtu këmbënguli në pafajësinë e tij, duke theksuar se ishte akuzuar padrejtësisht.


