E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme ishte në një lidhje direkte nga greqia anëtarja e Të Drejtave të Njeriut, Iris Hajdinaj, e cila dha detaje të reja lidhur me vrasjen e pronarit grek dhe punonjësit shqiptar më 5 tetor.

Në një çështje të rëndë kriminale që ka tronditur Greqinë në tetor të vitit të tanishëm, dy gra dhe një burrë 30-vjeçar janë në qendër të hetimeve për vrasjen e pronarit të një kampingu dhe të një punëtori shqiptar në Finikounta. Autoritetet greke kanë lëshuar tashmë urdhër arresti për një 30-vjeçar, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë çdo mundësi lidhjeje mes të dy grave dhe të dyshuarit me nipin e 68-vjeçarit, pronarit të kampingut.

Sipas burimeve, hetuesja e çështjes po shqyrton gjithashtu dy persona të tjerë për të përcaktuar nëse ata kanë pasur dijeni ose kanë ndihmuar në organizimin e vrasjes. Priten urdhra arresti të rinj në ditët në vijim. Përveç nipit të viktimës, një biznesmeni nga Athina që është arrestuar, dhe një ortak i biznesmenit që dyshohet se ka pasur rolin e bashkëpunëtorit, ekziston gjithashtu një urdhër arresti për një 30-vjeçar tjetër. Ky i fundit dyshohet se u ka dhënë udhëzime dy autorëve të dyshuar, dy 22-vjeçarëve, përmes telefonatave me numra pakistanezë. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu përfshirjen e tij në transportin e autorëve të krimit, pasi skuteri i bardhë që u përdor në krim dyshohet se është marrë në një rrugë pranë banesës së tij.

Sipas burimeve të hetimit, ky 30-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, besohet se ndodhet jashtë vendit, me shumë gjasa në Gjermani, dhe një urdhër arresti ndërkombëtar mund të lëshohet së shpejti për të. Gjithashtu Hajdinaj citoi se shkak i vrasjes ishte pakënaqësia e ndarjes së testamentit të pronarit grek i cili kishte përfshirë edhe një shqiptar, edhe pse pjesën më të madhe e zinte nipi i tij.

Iris Hajdinaj: Deshmëtari i vetëm okular ishte nipi i pronarit grek. Rezulton se nipi i pronarit kishte marrë pjesën më të madhe të pasurisë në testament, ku përfshiheshin edhe shqiptarë. Nipi është arrestuar pas telefonatave, dhe një shok i tij gjithashtu ka rënë në pranga. Policia dhe mediat kanë thënë se vrasja e biznesmenit mund të ketë lidhje me pakënaqësitë për ndarjen e testamentit, ku përfitonin edhe shqiptarët. Dy gra janë identifikuar si bashkëpunëtorë në organizimin e krimit dhe janë shpallur në kërkim. Policia nuk ka publikuar më shumë detaje për rastin. Po ashtu, një person tjetër është në kërkim. Ata ishin të pranishëm më 5 tetor dhe afër tyre ka qenë edhe nipi i biznesmenit. Personat që u larguan me motor u arrestuan dhe kanë dhënë deklarata kontradiktore.