SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë pretencën për dy të akuzuarit për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 42 vite burg në total, konkretisht 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglen Halilin.

Dy vrasjet e ndodhura në Elbasan tre vite më parë dyshohet se u porositën nga Erion Alibej. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

Erjon Alibej akuzohet si organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.

Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas policisë, ai ishte goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha kishte rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan.