Gjykata e Dibrës ka shpallur moskopetencën për gjykimin e vrasjes ssë 23-vjeçarit Renis Dobra, duke e kaluar dosjen tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgaizuar.
Gjatë ditës së sotme, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut. Më herët, për të njëjtën ngjarje, janë arrestuar edhe Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri.
Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin Fatjon Bushgjokaj dhe me shtetasin Petrit Çakrri 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin Renis Dobra 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.