Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Greqi, ku Lulieta Obzova u vra nga partneri i saj po shqiptar, Altin Allmuça. Hetimet sipas mediave greke, po vijojnë ndërsa pika ku janë fokusuar mbetet marrëdhënia mes viktimës dhe të dyshuarit. Deri më tani hetuesit po shqyrtojnë provat e mbledhura si dhe tabulatet telefonike, në përpjekje për të rindërtuar atë çka ka ndodhur para krimit.

Sipas mediave greke, në duart e hetuesve ndodhet një video që ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se dëgjohen të shtënat. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari Allmuça kishte vendosur dikë tjetër të qëndronte jashtë banesës së viktimës, në pritje që ta sinjalizonte kur ajo të dilte. Mediat greke shkruajnë se autori e detyroi viktimën që të ulej në gjunjë ndërsa e kërcënonte me pistoletë. Më pas ai hapi zjarr dy herë, duke i mrrë jetën. Altin Allmuça ishte i martuar dhe me fëmijë, ndërsa nuk idhet raporti që kishte me viktimën. Gruaja e tij ka treguar se nuk kishte dijeni për një lidhje të mundshme mes tyre.