Takimi që pati 41-vjeçari shqiptar të martën në mbrëmje, i cili u gjet i vdekur sot në mesditë pranë një vreshti në Rafinë, u shndërrua në një takim për vdekje.

Sipas informacioneve nga mediat greke, tragjedia filloi të zhvillohej që ditën e djeshme, të mërkurën në mëngjes. Mësohet se kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet, përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, e më pas ndërroi jetë. Autori i krimit është larguar me makinë dhe është në kërkim. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.