Familjarët e 44-vjeçarit të vrarë nën SHBA kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e tij dhe kanë hedhur dyshime mbi identitetin e autorit të krimit. Ata besojnë se autori i vrasjes ishte mik i ngushtë i viktimës, çka ka shtuar shqetësimin dhe trishtimin e tyre për ngjarjen.
Marsilda Dakaj, mbesa e të ndjerit, ka shpërndarë një mesazh për humbjen e xhaxhait të saj. Ajo e cilëson atë si një figurë të rëndësishme për familjen dhe ka shprehur trishtimin që ai nuk është më i gjallë. “Ai nuk ishte vetëm xhaxhai ynë, por ishte si kryefamiljari i shtëpisë. Është e pabesueshme për mua që ai nuk është më. Ai ishte lloji i personit që nuk lëndonte asnjë njeri. Pse ia bënë këtë?!”, shprehet Marsilda, duke theksuar natyrën e butë dhe të sjellshme të të ndjerit.
Nipi i tij, Mark Gjura, ka rrëfyer gjithashtu se autori i dyshuar ishte një mik i ngushtë i xhaxhait të tij, dhe se ai kishte qenë pjesë e jetës së tyre. “Autori ishte mik i xhaxhait, një mik i afërt. Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Isha duke parë një ndeshje, kur miqtë më thanë se kishte pasur të shtëna me armë në Prime 7. Më vonë më mori mami në telefon dhe më tha ‘Është Franko, është Franko’”, tregon Marku, duke theksuar trishtimin dhe shokimin që ndjeu kur mori lajmin e vrasjes.
I dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit është arrestuar dhe aktualisht mbahet në burgun e Qarkut Oakland, në pritje të akuzave zyrtare. Hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e krimit vazhdojnë, ndërkohë që familjarët kërkojnë drejtësi për humbjen e një njeriu të dashur.
