Autoritetet kanë arrestuar kryegardianin e Burgut të Domokos në Greqi, pasi akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 43-vjeçarit grek Yannis Makris. Autori i krimit ishte një bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili e qëlloi me armë zjarri Makris brenda qelisë.
Sipas informacioneve, hetuesi nuk u bind nga skenari se bullgari ia mbathi nga roja e burgut dhe dyshon për një krim të organizuar nga brenda, për motive ende të paqarta. Kryegardiani i arrestuar është njëkohësisht baxhanaku i një shqiptari të dënuar për krime të rënda, i arratisur nga ky burg pasi përfitoi një leje në rrethana të dyshimta, po me ndihmën e rojës së ndaluar.
Sipas mediave greke, ka dyshime për përfshirjen edhe të një shqiptari tjetër, Alket Rizai, si mundësisht të përfshirë, pasi ka qenë shumë pranë skenës së krimit



