Gjykata e Trevisos në Itali ka lënë në burg autorin e vrasjes së Vladimit Topjanës, Rogert Shotën dhe babain e tij, Pren Shotën.
Sipas të dhënave, shkak i sherrit mes tyre dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri, konflikt i cili çoi në fundin tragjik. Rogert Shota vendosi të dorëzohej pasi fillimisht u arratis nga vendngjarja me ndihmën e babait të tij, duke lënë të vrarë me dy plumba 43-vjeçarin Vladimir Topjana.
Gjatë seancës, 34-vjeçari ka bërë disa deklarata spontane pa treguar motivin e vërtetë, teksa babai i tij pretendon se nuk ka qenë i pranishëm gjatë debatit të parë. Pren Shota, sipas asaj që u tha hetuesve, ishte gati të largohej për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, kur mori një telefonatë nga djali i tij, i cili i shpjegoi se çfarë ndodhi.
Fillimisht ata shkuan në të njëjtin lokal, por Topjana, shkoi për të vizituar kunatin e tij që banon pranë një vendi tjetër. Më pas babë e bir, me një Audi të bardhë, u drejtuan për në Fontanafredda për të kërkuar Vladimir Topjanën dhe për të zgjidhur situatën.
Debati u përshkallëzua pak më vonë dhe Preni nuk ishte në dijeni se arma e djalit të tij ishte nxjerrë pasi viktima e kishte kafshuar në vesh. Në këtë moment është gjuajtur dy herë me armë, njëra prej të cilave ka goditur viktimën në kokë.


