Top Channel ka siguruar momentin e arrestimit të Kristjan Sterjo, 20 vjeçari që vrau ditën e djeshme Johan Zuko, ngjarje e ndodhur në lagjen nr 14 në Korçë.
Sterjo u arrestua në mesnatë nga policia e Korçës afër Mitropolise, ku po kthehej në banesë për të marrë lek dhe vazhduar arratinë, pas 6 orësh duke u fshehur afër varrezave të qytetit, në zonën e quajtur “Fusha e Druve”.
