Janë zbardhur emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël.
Bëhet fjalë për autorin e dyshuar Eduart Afmataj dhe viktimën Artur Çangu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion, në zonën kodrinore mbi Nikël. Sipas policisë së Krujë, dyshohet se shtetasi Eduart Afmataj ka vrarë me armë zjarri shtetasin Artur Çangu pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 18:15, gjatë një përplasjeje mes palëve, autori i dyshuar ka qëlluar me armë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
