20-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri këtë të enjte në Shkodër është si shtetasi Pavlin Preka.
Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa viktima është gjetur i vdekur në shtëpi nga familjarët. 20 vjeçari është qëlluar me pistoletë në gjoks teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, për viktimën mësohet se nuk ka patur një pune fikse por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa autori ia ka mbathur pas vrasjes.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.




