Vrasja me thikë e 14-vjeçarit. Protestë të enjten, marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.

Kujtojmë se i mituri që mbeti viktimë, 14-vjeçari Martin Cani, është sulmuar me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por të gjithë ata që e njihnin, pasi ai nuk njihej si tip problematik.