arresNjë shtetas 50-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi akuzohet për vrasjen e shtetasit Blerim Metaliaj dhe plagosjen e dy të tjerëve para një muaji në Tropojë.


Forcat e Seksionit të Krimit në kryeqytet, kanë vënë në pranga Petrit Byberin, banues në Tiranë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen në datën 11.08.2014, në Bajram Curri, të shtetasit Blerim Metaliaj dhe plagosjen e Rexhep dhe Bledar Metaliajt.


Byberi akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.


27-vjeçari Metaliaj u vra me armë zjarri më 11 gusht në  qytetin e Bajram Currit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:35 pas një konflikti në një lokal në qendër të qytetit.


I vdekur mbeti 27-vjeçari Blerim Metaliaj, ndërsa i plagosur mbeti babai i tij, Rexhep Metaliaj si dhe vëllai i viktimës B.M, 15 vjeç. Shkak dyshohet konflikti i pazgjidhur që kanë pasur me një tjetër familje për çështje pronash.


Disa orë pas krimit, policia vë në pranga 2 vëllezër të fisit Biberaj si autorë të vrasjes dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.


12 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)