Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Mark Frrokut për gjykim të shkurtuar. Ky vendim do të sjellë uljen me 1/3 e dënimit për vrasjen e bashkatdhetarit në Belgjikë.
Ish-deputeti Mark Frroku, përmes avokatit të tij, disa ditë më parë kishte kërkuar gjykim të shkurtuar.
Avokati i Frrokut u shpreh atë kohë se përmes këtij vendimi pranojnë aktet e prokurorisë, por jo akuzën për vrasje. Mark Frroku akuzohet për ndërtim të paligjshëm, fshehje pasurie si dhe për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.
11 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)