Personi që shihni në foto është viktima Artur Çangu, i cili mbeti i vrarë me çifte mbrëmjen e kësaj të premteje në Nikël të Fushë Krujës.
Fotoja e siguruar nga korrespondentja Vali Qyrfyçi është e disa viteve më parë.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes dy fqinjëve, me pasoja fatale.
Policia njoftoi pak më parë se autori i ngjarjes është në arrati, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

