Policia ka reaguar menjëherë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mesditën e sotme, te rrethrrotullimi pranë aeroportit të Rinasit. Dy shtetas, Muçi Shaljani, rreth 40 vjeç dhe Gilmando Dani, rreth 47 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri.
Muçi Shaljani është i plagosuri 40-vjeçar i mbetur në atetntatin në Rinas. Bëhet me dije se është agjent i AMP.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë, duke vijuar kërkimet për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të përfshirë në atentat.
NJOFTIMI:
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
