Prindërit e Nertil Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen e tij, hedhin akuza ndaj familjes së vajzës për konfliktin që, sipas tyre, çoi në ngjarjen tragjike.
Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin. Ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.
Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Këto pretendime janë deklarime të familjarëve të autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet hetimore.
Ndërkohë, ata shprehin keqardhje të thellë për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së ish-vjehrrit, ndërsa i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje.
Vrasja në Roskovec/ Flasin familjarët e Nertil Buzit: Si nisi konflikti me prindërit e ish-bashkëshortes
