Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku Dalan Alliaj 36-vjeç humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij, i cili është babai i Bertil Alliaj, i përfshirë në masakrën e Çoles. Gjatë kohës që qëndronte pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar dhe e ka goditur, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Viktima, i cili rezulton të jetë i njëjti person nga fshati Levan i Fierit, pronar i një pike për pjesë këmbimi automjetesh në Levan, u transportua menjëherë në spital nga familjarët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në Vlorë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.
