Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Çekrezë të Tiranës, ku i vdekur mbeti 27- vjeçari Altin Kodra. Sipas  të dhënave, i akuzuari për krimin Vladimir Luli, 37 vjeç dhe viktima Altin Kodra kishin pasur konflikte mes tyre edhe herë të tjera, por dje situata ka dalë jashtë kontrollit, ku është shënuar edhe një viktimë.


Gjithçka ka ndodhur teksa Luli po rregullonte një pompë uji pranë shtëpisë së tij, kur viktima i ka hedhur disa fjalë teksa i ka kaluar pranë. Kjo ka sjellë edhe përplasjen fizike, ku sipas 37- vjeçarit, i ndjeri e ka qëlluar me sende të forta, çka ka bërë që ai të përdorë thikën me të cilën po rregullonte pompën.


Mbetet ende për t’u sqaruar shkaku që kishte sjellë konfliktin mes Lulit dhe Kodrës, çka bëri që njëri të humbasë jetën e tjetri të përfundojë në pranga. Mësohet se nga konflikti edhe Luli ka pësuar disa dëmtime fizike, por pa rrezik për jetën


11 maj  2017 (gazeta-Shqip.com)