Durrës


policia e durresitDhjetë ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Albert Bushaj te Gjiri i Lalëzit në Durrës, shërbimet e policisë kanë kapur dhe arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes. Gjok Bushaj, 53 vjeç, me banim në Gjirin e Lalëzit në Ishëm ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet si bashkautor për ngjarjen e ndodhur më 11 tetor në Gjirin e Lalëzit, ku pas një konflikti për trungjet e pishave mbeti i vrarë Albert Bushi, ndërsa u plagosën dy vëllezërit dhe nëna e tij. Arrestimi i 53-vjeçarit është bërë nga policia në shtëpinë e tij në Ishëm. Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal të datës 18 tetor, pati vendosur ndaj këtij shtetasi në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Dy familjet e të njëjtit fis u konfliktuan me njëri-tjetrin, ku 50-vjeçarja dhe tre djemtë e saj, Albert, Lorenc e Altin Bushaj u qëlluan me armë zjarri nga 4 vëllezërit me të njëjtin mbiemër. Në kërkim policor janë tre vëllezërit e tjerë të të arrestuarit Xhevahir, Edmond dhe Bledar Bushaj. V. Qyrfyçi