Automjeti i Daniel Pepës, 21-vjeçarit të shpallur në kërkim pas vrasjes së Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, është gjetur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Sipas burimeve për mediat, pas kontrolleve të kryera nga policia në mjetin e braktisur, është konstatuar një gjurmë plumbi, që mund të shërbejë si provë kyçe për hetimet.
Si ndodhi ngjarja:
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.
Daniel Pepa dhe është shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarjes, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin fillimisht se pse nuk po u bënte kafen.
Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerr armët. 33-vjeçari ka vrarë fillimisht Aranit Kurtin, ndërsa mbi Paluçin ka qëlluar Daniel Pepa.