Një atentat me armë zjarri ka tronditur Sarandën paraditen e sotme, ku 42-vjeçari Artan Myrtaj është qëlluar për vdekje.

Myrtaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa sipas të dhënave paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me motor.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes.

42-vjeçari rezulton të ketë qenë i arrestuar në vitin 2025, nën akuzën e përkrahjes së autorit, në lidhje me një tjetër ngjarje plagosjeje të ndodhur në Sarandë.

Grupi hetimor po mbledh provat dhe dëshmitë për të hedhur dritë mbi atentatin dhe për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me episode të mëparshme kriminale.