Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, duke ia kthyer çështjen SPAK-ut.
Dosja e plotë u dorëzua pasi Gjykata e Lartë, më 16 Korrik, vendosi që çështja do t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme. Gjykata e Lartë kërkon sqarimi ne rolit të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohë Lulzim Bashës, Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreun e Gardë së Republikës Ndrea Prendi.
Familjarët e Aleks Nikës kishin bërë rekurs që dosja e ’21 janarit’ t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme, por kjo e fundit e dërgoi kallëzimin për kompetence lëndore në Prokurorinë e Tiranës.
Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë kanë pranuar rekursin e Rajmonda Nikës, të vesë së Aleks Nikës, duke detyruar SPAK që në të njëjtën ditë të regjistronte procedimin penal.
Me anë të një njoftimi, SPAK tha se ka regjistruar procedimin penal për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
SPAK thotë se ka vendosur “Përcaktimin e kompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke caktuar si prokurori kompetente Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”
Ndërkohë ditën e hënë (22 Korrik) u thirrën për të dhënë dëshmi e veja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika.