Ish drejtuesi i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti thotë se institucionet nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në një intervistë, Ahmeti u shpreh se duhet vullnet edhe nga qytetarët për zbatimin e rregullave.

Sipas Ahmetit, ligjet duhet të zbatohen në terren me ashpërsinë më të madhe.

“Masat e marra nga Policia Rrugore, nuk janë në përputhje me mobilitetin e zhvillimit të shoqërisë sonë. Institucionet e sigurisë nuk kanë marrë masa për këtë zhvillim. Ne nuk kemi mungesë ligjesh, ashpërsimi i masave, nuk do thotë detyrimisht të sjellë përmirësim të rezultateve. Duhet vullenti dhe korrektësia në zbatimin e rregullave dhe ligjeve që kemi. Për aq shtet sa jemi ne, Policia Rrugore, është e vetmja që mund të realizojë sigurinë rrugore, sepse është në terren. Në momentin që një dispozitë e caktuar në Kodin Rrugor, kur personi përdor alkool, kur është në gjendje të dehur, ai nuk është i vetëdijshëm se çfarë është duke bërë. Pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, bëhet pishman. Nuk është i vetëdijshëm personi. Që të bëhen dispozita të tilla duhet të një e gjatë, duhet një analizë e gjatë. Ligji në terren duhet të zbatohet me ashpërsinë më të madhe të mundshme”, theksoi ai.