Ka mbërritur në gjykatën e Fierit, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore , Elton Meta autori i ngjarjes ku mbeti e vrarë në 10 shtator të një viti më parë, 23-vjecarja Sabrina Bengaj. Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtaror në themel vrasjen e Sabrinës.

Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit ndërsa e dyta pas bojkotit të avokatëve.

Në gjykatën e Fierit ka mbërritur avokati i familjes se Sabrines i shoqeruar nga familjaret e saj i cili per median është shprehur se burgimi i perjetshëm eshte i vetmi dënim për i mundshëm autorin e kësaj ngjarjeje. Edhe pse kundër denimit me vdekje, Vishaj është shprehur se të gjitha provat e dënojnë maksimalisht Elton Metën.