Personat që shihni në foto janë çifti i të moshuarve që humbën jetën ditës e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit, nga krimi brenda familjes.

Sipas informacioneve paraprake, Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeç, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë edhe veten. Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.