Altin Kodra, i cili aktualisht ndodhet në regjimin special “41-bis”, ka kundërshtuar këtë masë duke paraqitur një ankesë në Gjykatën e Posaçme. Sipas raportimeve, çështja e tij do të trajtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.
Kodra është dënuar me 22 vite burg për vrasje dhe kundërshtimi i tij lidhet me kushtet e regjimit të ashpër të “41-bis”, që synon të izolojë personat e dënuar për krime të rënda, duke kufizuar komunikimet e tyre me botën e jashtme, për të parandaluar aktivitetet kriminale nga brenda burgut.
Regjimi special “41-bis” është një masë e diskutuar dhe shpesh kontestuar, por përdoret në raste të veçanta për të luftuar organizatat kriminale.