“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”.
Kështu është shprehur në gjykatë 37-vjeçari Olgert Dhimitri i arrestuar për vrasjen e 60-vjeçarit Ilir Kapo në Tiranë.
Ndër të tjera bëhet me dije se gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg.
Kujtojmë se 60-vjeçari Ilir Kapo u sulmua për vdekje nga 37-vjeçari pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që autori të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje.
Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit.