Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Greqi.
Përveç dënimit me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, gjykata i ka dhënë atij edhe 2 vite e 6 muaj burg për mbajtje dhe përdorim armësh.
Sipas prokurorisë, i akuzuari veproi me gjakftohtësi, tentoi të fshehte krimin dhe për disa ditë mashtroi familjarët duke pretenduar se bashkëshortja ishte larguar për punë.
Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2024, ndërsa viktima, nënë e dy fëmijëve, humbi jetën në banesën e çiftit. Pas disa ditësh, autori pranoi krimin para autoriteteve greke.
