Prokuroria ka përfunduar hetimet për Elton Begajn, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Begaj.

Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor të vitit të kaluar në banesën e prindërve të viktimës, pas një konflikti të vazhdueshëm që kishin pas divorcit. Një vit më parë, në fshatin Zhupan, teksa Elton Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj ai qëlloi teksa ajo po hante darkën. Begaj njihej si një person problematik, ndëra para krimit, ai kishte marrë peng familjarët e viktimës, ku është dashur ndërhyrja e bluve. Po ashtu ai është gjykuar në vitin 2020 për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.

Akuzat për të cilat ai do gjykohet këtë herë janë ajo e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore  lidhur me procedimin penal nr.908 të vitit 2021, ka konkluduar me kërkesë për dërgimin për gjykim të të pandehurit Elton Bengaj (Meta) i akuzuar për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike” e parashikuar nga neni 274 të Kodit Penal, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.