Gjykata e Apelit rrit me 5 vite burg masën e dënimit për Agron Tanushin i cili në 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani.
Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 23 vite burg.
Kujtojmë se Agron Tanushi, në atë kohë 31 vjeç vrau me dy plumba ish-kunatën e tij Jetmira Hasani në sy të fëmijës së mitur.
Policia e arrestoi në atë kohë të strehuar në shtëpinë e të motrës së tij. Menjëherë pas ngjarjes ai u larguar drejt Lushnjes. Pas kontrolleve ai nuk u gjet në banesën e motrës.
Në momentin e arrestimit, Tanushi pranoi krimin duke deklaruar se e kishte kryer atë për shkak të konflikteve familjare.
Dyshohet se kanë qenë pikërisht konfliktet për shkak të pronësisë që kanë sjellë debate të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që të dy të pajiseshin me urdhër mbrojtje.