Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për policin 25-vjeçar, Ludjan Zaimi. 

Efektivi i policisë tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi, me pretendimin se ky i fundit e tallte gjatë kohës kur të dy ishin në punë.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ka ndodhur në 23 maj në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, sapo efektivët kanë zbritur shkallët për të marrë mjetin e shërbimit.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Ziami është shprehur se Çaushi e ka ofenduar, ndërsa shtoi se me Saliasin është konfliktuar edhe më herët kur kanë qenë në krye të detyrë dhe ka theksuar se ai konsumonte alkool.

Sipas dëshmitarëve por edhe një video të shpërndarë në rrjet gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ku kolegët kanë nxituar të transportonin në spital kolegun e plagosur rëndë.

 Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të mos ndërhynin dhe në fakt ashtu ndodhi, askush nuk ndërhyri.