
Gjykata e Kurbinit ka lënë në qeli me masë sigurie “arrest në burg” Kristjan Cenajn, autori i dyshuar i vrasjes së 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Cenaj u arrestua më 10 tetor teksa vinte për dasmën e një të afërmi në vendlindje.

Seanca gjyqesore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta dhe te pranishem jashte ambjenteve te gjykates kane qene dhe familjarë te autorit te dyshuar. Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aereportin e Rinasit pasi po kthehej nga Italia.