Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.
Mësohet se tashmë Mario Perlleshi tashmë akuzohet për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”. Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
14-vjeçari Perlleshi ndodhet ende në spital, ku po kurohet për plagët që kishte marrë gjatë sherrit, por gjithashtu po trajtohet me psikolog pasi raportohet se është në gjendje shoku. Ndërkohë, nesër pritet që të jepet dhe masa e sigurisë ndaj tij.
Para policisë ai ka deklaruar se sherri ka nisur pas një përplasjeje që ka ndodhur mes tyre në oborrin e shkollës ditën e premte, e më pas e kishin lënë për tu sqaruar të hënën pas mësimit.