Arbër Kote, i arrestuar pasi vrau me thikë në zemër shoferin e furgonit Idajet Dulla të shtunën pasdite, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit.


Shkak, sipas “Abc News”, për këtë është bërë fakti se babai i tij Astrit Kote ka qenë drejtor i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Kjo është konsideruar konflikt interesi nga togat e zeza.


Për këtë arsye, 26-vjeçari Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës. Astrit Kote, u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.


Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e  marketit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për zënien e rrugës.


Përpara trupit gjykues, Kotaj është shfaqur i penduar për ngjarjen dhe u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës, Dulla.