Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij me thikë në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku 25-vjeçari ka sulmuar dhe goditur me thikë babain e tij, 70-vjeçarin.
Sipas burimeve nga policia, Marjan Kodheli dyshohet të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa pas krimit ai është larguar nga vendngjarja. Pas disa minutash kërkimesh, ai është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

