Është arrestuar në Fier autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një grua humbi jetën dhe bashkëshorti i saj mbeti i plagosur rëndë.
Florian Dalladaku dyshohet se sulmoi me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagosur rëndë babanë.
Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i krimit dhe u shpall në kërkim nga Policia. Pas kontrolleve dhe kërkimeve të kryera nga uniformat blu, Dalladaku është lokalizuar dhe arrestuar në Fier.
Sipas të dhënave paraprake, autori kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, ndërsa dyshohet se në të njëjtin fshat kishte tentuar të sulmonte një person tjetër me sende të forta.
