Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellari njihej në zonën e tij si njeri problematik, ndërsa ishte në kërkim për drogë, ndërkohë që ai rezulton me precedentë penalë.

Mësohet se prej vitit 2017 ai është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, ndërsa cilësohej si person i rrezikshëm në zonën e Maliqit.

43-vjeçari dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.