Pamjet e siguruara tregojnë Arlind Demushin, 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, duke u larguar nga vendi i ngjarjes në Babrru.

Në video, Demushi shihet duke folur në telefon ndërsa ecën, duke rregulluar rrobat dhe duke fshehur dorën që duket se ka gjak, duke e futur në xhep. Pas kësaj, ai largohet qetësisht në errësirën e lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali ku viktima dhe autori i dyshuar ishin duke konsumuar alkool së bashku. Hetimet paraprake tregojnë se konflikti, i nisur për motive të dobëta, përfundoi me sulmin me mjet prerës nga Demushi, që i shkaktoi vdekjen viktimës.

Dosja procedurale është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)